Të tjera foto po qarkullojnë nga zona e Mirditës, e cila sot u godit më fort se çdo qytet tjetër nga lëkundjet sizmike, kjo edhe për shkak të afërsisë me epiqendrën e tërmetit.
Në Mirditë janë dëmtuar disa banesa të vjetra dhe të pabanuara, por gjithashtu ka patur edhe plasaritje nëpër mure.
Ditën e sotme sot rreth orës 15:53 minuta në disa qytete të Shqipërisë janë shënuar lëkundje sizmike. Bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 5.2 ballësh.
Lëkundjet janë ndier në Tiranë, Bulqizë, Mat, Lezhë, Krujë, Laç, Shkodër, Pukë dhe Elbasan. Epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë rreth 2 km nga veri-perëndimi i Kurbneshit në Mirditë, si dhe 32 km nga perëndimi i Peshkopisë, 55 km nga veriu i Tiranës si dhe me thellësi 10 km. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1537″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]