23:48 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tërmeti 6.8 ballësh në Filipine/ Të paktën 3 viktima mes tyre një 6-vjeçare, dhjetra të tjerë nën rrënoja

19:35 | 15/12/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërmeti 6.8 ballësh në Filipine/ Të paktën 3 viktima mes tyre një 6-vjeçare, dhjetra të tjerë nën rrënoja

Një tërmet i fuqishëm ka goditur së fundi Filipinet dhe mediat vendase flasin për të paktën 3 viktima përfshirë edhe një vajzë 6-vjeçare deri më tani.

Disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike me magnitudë 6.8 ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao-s.

Tërmeti i fuqishëm ndodhi në një thellësi prej 28.2 km, sipas USGS.

Videot e marra gjatë tërmetit u shpërndanë me shpejtësi në mediat sociale, megjithëse Reuters raportoi se nuk kishte raporte fillestare për dëme, dhe aq më pak pasoja në njerëz.

Vincent Fernandez, kryetar i bashkisë të Matanao në Filipinet jugore, i tha një radioje lokale se vajza 6-vjeçare ndërroi jetë pasi një mur i ra sipër gjatë tërmetit.

Ndërsa tre personat e tjerë ndërruan jetë pasi një supermarket u shemb në qytetin Padada, teksa dhjetëra të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.

Të paktën 24 persona në Padada janë evakuuar me sukses dhe operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë akoma.

Ishulli i dytë më i madh në vend është një destinacion i popullarizuar turistik dhe videot e postuara në mediat sociale treguan pishina hotelesh që shfaqen në mënyrë dramatike të tejmbushur dhe evakuime masive të blerësve nga qendrat tregtare, shkruan CNN, transmeton Faxweb.al.

Banorët njoftuan se shkollat ​​ishin dëmtuar rëndë – për fat të zbrazura nga studentët në atë kohë, pasi tërmeti ndodhi të Dielën. Guvernatori Douglas Cagas i provincës Davao del Sur të ishullit tha se një ndërtesë trekatëshe gjithashtu ishte shembur. Klasat tani janë pezulluar për të hënën dhe urat janë mbyllur për shkak të çarjeve, thanë zyrtarët e qytetit Davao.

Presidenti i vendit Rodrigo Duterte ishte në shtëpinë e tij në Davao, qyteti më i madh në ishull, në kohën e tërmetit, raportoi Agjensia e Lajmeve Filipine e drejtuar nga shteti (PNA). Ai nuk pësoi dëmtime, megjithëse shtëpia e tij thuhet se “pësoi disa çarje në mure”.

Ndërkohë autoritetet kanë lajmëruar se nuk kishte asnjë kërcënim ndaj tsunamit, pasi tërmeti goditi tokën dhe jo ujin. Kujtojmë se në tetor një tjetër seri me tërmete me madhësi 6.6 dhe 6.5 goditi Mindanao, duke vrarë 14 persona dhe plagosur më shumë se 400.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Sherr me thika mes të rinjve në Elbasan, plagoset 20-vjeçari

Para

VIDEO/ Mijëra qytetarë ‘pushtojnë’ Romën, shikoni si e këndojnë himnin “Bella Ciao”

Para
VIDEO/ Mijëra qytetarë ‘pushtojnë’ Romën, shikoni si e këndojnë himnin “Bella Ciao”

VIDEO/ Mijëra qytetarë 'pushtojnë' Romën, shikoni si e këndojnë himnin “Bella Ciao”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.