Të paktën 37 vetë kanë vdekur pasi një tërmet i fuqishëm goditi ishullin indonezian të Lombokut, thonë zyrtarët, raporton BBC.
Tërmeti magnitudë 6.9 ballë dëmtoi ndërtesat, shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe u ndje dhe në Bali.
Autoritetet indoneziane lëshuan fillimisht edhe një alarm për Tsunami, por që më pas e tërhoqën. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 2 km larg Loloan, më perëndim të ishullit, në një thellësi prej 10.5 km.
Lëkundjet e tokës vijnë pas një tërmeti tjetër që goditi ishullin e arqipelagut indonezian, një javë më parë e që i mori jetën 16 personave.
Lombok është një vend turistik popullor për plazhet e tij dhe shtigjet për ecje.
Sondazhi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti i fundit, jashtë brigjeve veriore të Lombokut, goditi nëntokën 10 km (6.21 milje). Më shumë se 50 vetë u plagosën.
Pacientët në spitalin Denpasar në Bali u evakuuan nga ndërtesa dhe mjekët u përkujdesën për to në rrugë.
(M.Q/Faxweb)