Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio, ditën e nesërme, do të kryejë një vizitë në Shqipëri gjatë së cilës do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe me Kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Edi Rama.
Në përfundim të takimit me Kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë në datën 26 nëntor, ministri Di Maio do të kryejë një vizitë edhe në kampin e çadrave pranë qytezës së Vorës si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane.
Discussion about this post