Qytetarët e Belshit dhe Cërrikut në Elbasan akoma nuk janë dëmshpërblyer për dëmet e pësuara nga një tërmet në 2014-ën.
Pavarësisht se Këshilli i Ministrave e ka miratuar një fond për të dëmtuarit gjatë 2016-ës, një pjesë e qytetarëve nuk kanë përfituar asnjë qindarkë.
Ky rast u publikua mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “BOOM”, sipas të cilit qeveria miratoi një fond për 139 familje, por numri real i familjeve të prekura nga tërmeti është 218. Megjithatë, nga këto familje për të cilat është miratuar fondi, vetëm 111 prej tyre kanë marrë dëmshpërblim.
INVESTIGIMI
Në maj të vitit 2014 bashkia e Bleshit dhe Cërrikut në Elbasani janë prekur nga një tërmet, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Kamera e emisionit BOOM në RTV Ora Neës pa nga afër dëmet që ky tërmet ka shkaktuar. Por shqetësimi i banorëve është dëmshpërblimi pasi jo të gjitha familjet janë në listën që përfitojnë nga fondi i miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Pas rënies së tërmetit bashkia e Belshit ngriti një grup pune të përbërë nga tre persona të cilët pasi bënë vlerësimin e dëmit plotësuan procesverbalin, të cilin ja dërgojnë Këshillit të Qarkut Elbasan. Ky i fundit caktoi një tjetër grup pune të përbërë nga 5 persona dhe
Banorët ankohen se politikanët i shkojnë vetëm kur ka zgjedhje.
Ismail Paja, anëtar i këshillit Bashkiak prej tre mandatesh: Këtu në këto lista që diskutojmë dhe njerëzit vijnë vërdallë është bërë një padrejtësi nga ish kryetari i bashkisë, Asqeri Kuqa. Në tetor të 2014 bashkia ka qenë konstatues, qarku ka qenë vlerësues dhe ka qenë prefektura si vëzhgues. Të tre këto grupe në bashkëpunim kanë bërë vlerësimin. Nga 452 që janë vlerësuar, qarku në përfundim ka nxjerrë një listë prej 139 familje. Kryetari i bashkisë, bashkë me nënkryetarin e bashkisë, kryetari i këshillit dhe sekretari kanë manipuluar me protokollin e këshillit.
Kamera e BOOM shkoi në një familje në fshatin Stanaj në bashkinë Belsh, edhe pse grupi i punës i ngritur nga bashkia e asaj kohe nga tre pjesëtare, Bledar Pepa, Arjan Hysa dhe Roland Bullari kanë konstatuar se kjo shtëpi është jashtë kushteve të banimit përsëri nuk marrë asnjë lloj dëmshpërblimi
Kryefamiljari: Dëmshpërblim jo e jo. Unë kam bërë të gjithë dokumentacionin të bashkia dhe kam marrë një letër që vërteton se komisioni ka qenë këtu. Shtëpinë e kanë nxjerrë të pabanueshme dhe asnjë gjë nuk na ka ardhur. Vete në bashki, bashkia thotë se e kanë pasur fajin të djathtët. Unë dua një të drejtë sepse dokumentin ekanë lëshuar vetë ata me duart e veta.
Kryefamiljare: Kemi frikë, që kur ra tërmeti kjo ra në tokë. Ne nuk kishim mundësi ta bënim më dhe kemi vënë fibra.
Rasti i parë, fshati Dushk në Belsh
Familjar: Ne i kemi vënë këto hekura që në 2014 nga tërmeti sepse kemi frikë të jetojmë këtu. Unë ngrihem natën të shikoj se mos shembet ndonjë pjesë. Kardhur një komision nga qarku, kanë ardhur inxhinierët kanë bërë punët e veta, është vlerësuar gati 9 mln lekë të vjetra, e kam dhe dokumentin në dispozicion, i vulosur nga prefektura dhe shkoj për para në Belsh dhe nuk ekziston emri fare. Këto vijnë vetëm njëherë në 4 vjet për vota.
Gazetari: Shikoj thasë me çimento…
Familjari 1: Me para borxh. Mundohem ta forcoj që mos më zerë brenda
Rasti 2, Gradisht
Banesa e zotit Mehdi Malaj është e pabanueshme
Mehdi Malaj: Me rënien e tërmetit këtu cdo gjë e dha efektin e vet negative. U larguan me premtimin se dicka do bëhej, por kaluan kaq kohë dhe asgjë nuk është bërë. Bile nga vlerësimi i qarkut shtëpia ime qënka vlerësuar me 876 mijë lekë të reja për shdëmtim, gjë që unë nuk e gjej në asnjë vend. Për këtë nuk di kujt tja lë fajin.
Avdi Rama: Ish kryetari i bashkisë Asqeri Kuqja me gjithë nënkryetarin Blerim Tafani i kanë dhënë lekët ku i ka dashur qejfi. Politikanët vijnë vetëm për zgjedhjet.
Familjare: Duam të vijnë të shikojnë ku jetojmë ne dhe fëmijët tanë. Kur e panë, shtëpia doli e pabanueshme, kur erdhën listat emrin nuk ishte.
Rasti 3
Ardjan Dervishi: Nuk kam marrë asnjë dëmshpërblim. Kam marrë edhe nënë sepse është bërë e pabanueshme
Rasti 4
Gazetari: Sa para ju kanë dhënë
Iljaz Ruçi: 300 mijë lekë të reja dhe mi kërkojnë prap që gjoja janë marrë gabimisht
Gazetari: Për cfarë të duheshin këto 300 mijë lekë
Iljaz Ruçi: Për të vënë 4 kollonë në një dhomë
Iljaz Ruçi: I jam drejtuar 10 herë Musa Ulqinit, tashi do fillojë fushata dhe i ke këtu te une
Sekretari i Bashkisë Belsh, Mustafa Çarçiu: Tërmeti ka rënë në maj të 2014 dhe komunat dhe bashkia e Belshit ka përgatitur listat sipas dëmit përkatës dhe në bashkëpunim me komisionin e Këshillit të Qarkut kanë bërë vlerësimet përkatëse. Ne si bashki nuk kemi dijeni për ankesat për heqjen e emrave, ne kemi listën që na ka sjellë ministria e Financave në dhjetor 2016 për likujdimin e personave sipas emrave që i janë bashkangjitur urdhërit të dalë nga ministria e Financave. (D.D/Shuplaka)