11:41 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit, nisin ndalimet e para në Durrës. Shoqërohet drejtori dhe nëndrejtori i Kavalishencës

08:01 | 14/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nxirret i gjallë nga rrënojat 23-vjeçari, rënkon në agoni: Kisha dy persona të vdekur nën këmbët e mia

Kanë filluar arrestimet në qytetin e Durrësit për viktimat e 26 nëntorit. Fax web raporton se janë shoqëruar në polici mbrëmjen e djeshme  drejtori dhe nëndrejtori i Kavalishences, ku ngeli i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj, nën rrënoja e një nder godinave e cila ishte dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit.

Sipas burimeve nga policia, janë ndaluar Ahmet Doda, drejtor i Kavalishencës si dhe Kujtim Hasa nëndrejtor i Kavalishencës.

Shtëpia e Pushimit në Durrës, ku humbi jetën kryekomisar Bajram Hajdarmataj më 26 nëntor, ka qenë e dëmtuar rëndë nga tërmeti i datës 21 shtator. Pavarësisht raportit të ekspertëve që e konsideruan me “rrezikshmëri të lartë”, godina nuk u mbyll, por vazhduan normalisht aktivitetet. Dhe, lëkundjet e fund nëntorit, sollën shkatërrimin e saj.

Pak javë më parë, Shtëpia e Pushimit në Durrës, në varësi të Ministrisë së Brendshme, ka hapur një tender me objekt “Shërbim projektimi për hotelin nr. 4”. Fondi për këtë tender ka qenë rreth 50 mijë euro, për të projektuar ndërhyrjet në këtë godinë.

Faxweb.al raportoi pak ditë më parë Prokuroria e Durrësit pritet të presë fletët e para të arrestit për ndërtues e zyrtarë në qytetin bregdetar pas tërmetit të 26 nëntorit i cili shembi disa ndërtesa duke vrarë 25 persona.

Hetimet që nisën me 29 nëntor pas ekspertimit të dhjetëra pallateve e banesave të shembura pritet të konkludohen me prangosje të abuzuesve me ligjin, si në sektorin privat dhe atë shtetëror, ndërsa të akuzuarit do të përballen me akuzat ‘shpërdorim detyre’ si dhe ‘ndërtim pa leje’.

Deri më tani faktet të çojnë në abuzime me projektimin, ndërtimin si dhe mbikëqyrjen e godinave të ngritura në Durrës gjatë 2 dekadave të fundit.

Tërmeti i 26 nëntorit të këtij viti ishte shkatërrimtar, lëkundjet smizike të magnitudës 6.4 të shkallës rihter rezultuan fatale pasi shembën dhjetëra banesa e pallate, duke shkaktuar 51 viktima në të gjithë vendin dhe duke shkaktuar dëme materiale ende të pallogaritshme.

24 orë më pas kryeministri i vendit, Edi Rama shpalli gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore pasi mijëra banorë mbetën pa strehim. Ky i fundit ka premtuar rindërtimin, ndërsa kostoja e këtij aksioni llogaritet së paku 500 milionë euro.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: arrestimetarrestohet drejtori kavalishencesarrestohet nen drejtori kavalizhencestermeti
Pas

Trupin e mbështjellë me qese plastike dhe kokën diku tjetër, shkrimtarja e famshme gjendet e varrosur në pyll

Para

Atentati ndaj dy të rinjve, pista për çfarë po heton policia, Ardi Veliu mbërrin në Elbasan

Para
Pamje nga vendi i ngjarjes/ Kush janë dy të rinjtë që iu bë atentat në makinë, ja dyshime e para në lidhje me ngjarjen e rëndë

Atentati ndaj dy të rinjve, pista për çfarë po heton policia, Ardi Veliu mbërrin në Elbasan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin lartësi 3 km mbi nivelin e detit

Paralajmërimet për cunam në Japoni, ambasada e Shqipërisë vendos në dispozicion mënyrat e kontaktit për shtetasit shqiptarë

VIDEO/ Pamje nga tërmeti në Rusi, mjekët vijojnë operacionin në sallë gjatë lëkundjeve të forta

Përfshihet nga flakët kamionçina në aksin Levan-Vlorë, drejtuesi i mjetit shpëton pa lëndime

Tre zjarre masive vijojnë të djegin pyjet në Portugali, 1500 zjarrfikës në terren duke luftuar avancimin e flakëve

Malta lajmëron njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e OKB në shtator

Tiranë/ Vendosën eksploziv në lokalin tek rruga e Durrësit, kapet një prej të dyshuarve

Itali/ Kokainë me ‘frena dore’, manovrat e rrezikshme tradhtojnë 22-vjeçarin shqiptar

Ndërtimi i urës së re të Bahçallëkut, Rama ndan pamjet nga punimet: I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Siguronte kanabis me qëllim shitjen në doza, arrestohet 31-vjeçari në Berat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.