Tërmeti i fuqishëm që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës, ka lënë shumë banesa të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme, por edhe shumë banesa rezultojnë të shkatërruara tërësisht.
Nga tërmeti i 26 nëntorit në qarkun e Durrësit u dëmtuan 789 banesa, 15 banesa rezultojnë të shkatërruara totalisht dhe 193 pallate të dëmtuara rezultojnë deri tani në qytetin e Durrësit.
(K.H/Faxweb.al)