Pas fatkeqësisë së tërmetit në Shqipëri, Bashkimi Europian ka reaguar zyrtarisht përmes Federica Mogherinit, zëvendëspresidente e BE në largim si edhe komisionerit të BE, Christos Stylianides duke shprehur tronditjen për tërmetin shkatërrues që ka shkaktuar viktima në Shqipëri. “Shprehim ngushëllimin e thellë për njerëzit dhe auoritetet e shtetit. BE qëndron në solidaritet me Shqipërinë dhe është gati të ofrojë ndihmën e saj.
Mekanizmi europian për mbrojtjen e civilëve dhe Qendra Koordinuese për Rastet e Emergjencave të BE ( ERÇ) kanë ofruar ndihmë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare.