Turqia vijon të goditet nga tërmete të fuqishme, duke shkaktuar panik në radhët e qytetarëve.
Tërmeti më i fundit është shënuar rreth orës 07:44 minuta me orën lokale me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 263 kilometra larg Izmirit, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Tërmeti fillestar është pasuar dhe nga lëkundje të tjera me fuqi më të vogël, ndërsa lëkundjet janë ndjerë dhe në ishullin grek të Rodosit.
Derimë tani nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.