Sapo bëri betimin e tij si kryebashkiak i Tepelenës në mandatin e tij të tretë, Tërmet Peçi raportohet se do të niset me pushime në drejtim të Greqisë.
I pyetur nga gazetarët nëse i trembet një tërmeti apokaliptik, siç është paralajmëruar nga presidenti Meta, Peçi deklaroi se nuk kishte asnjë problem me këtë parashikim.
Frika e tij e vetme ishte se mos bëhej meme në rrjetet sociale, në një ditë veçanërisht të shënuar siç ishte kjo e sotmja ku kreu dhe betimin.