Një tërmet ka lëkundur jugun e vendit pasditen e sotme. Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Memaliajt dhe paraprakisht mësohet se ka qenë me magnitudë 3.5 ballë i shkallës rihter.
Tërmeti ka rënë 16 km në veri-perëndim të Memaliajt dhe 28 km në lindje të Vlorës. Ndërkohë nuk ka informacione nëse mund të ketë shkaktuar dëme material apo njerëz të lënduar.
Kujtojmë se lëkunduje të tilla në vend gjatë këtij viti kanë qenë të shpeshta të cilat kanë pasur kryesisht si epiqendër zonë Jug-Lindore të vendit në zonën e Korçës ku ka shkaktuar herë pas here edhe dëme tëshumta material.
Dhjetra banorë në këto zona mbetën në qiell të hapur pasi banesat e tyre u bënë të pabanueshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)