Sabri Çullhaj prej 18 vjetësh dergjet i paralizuar në shtrat. 74 vjeçari me banim në Balëz të Elbasanit, përveç sëmundjes vuan tani së bashku me bashkëshorten problemin e shtëpisë që është në rrezik shembje. Tërmeti i fundit i ka trembur shumë.
Një copë nga suvaja e tavanit i ka rënë të paralizuarit në kokë. Çifti në pamundësi ekonomike apelojnë për ndihmë nga kushdo që e dëgjon historinë e tyre.
Harjire Çullhaj tregon se ka vite që i shërben bashkëshortit, ndërsa është mbijetesa për ta është shumë e vështirë.
Të moshuarit bëjnë apel për ndihmë. Pushteti lokal është njohur me gjendjen. Por si gjithmonë, argumenti është se nuk kanë fonde.