Ndërkohë që reshjet e borës kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkulimin e automjeteve, por edhe në furnizimin me energji elektrike, mbrëmjen e sotme qyteti i Sarandë dhe i Vlorës, janë shkundur nga një termet.
Sipas IGJEUM, termeti e kishte epiqendrën 6 km në lindje të Himarës, dhe ishte me magnitudë 4.8 ballë.
Thellësia e këtij tërmeti mësohet se ka qenë 10 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tepelenë, Libohovë dhe zona të tjera.
Po ashtu mësohet se lëkundjet e fundit janë ndjerë edhe në orën 20:30.
Pas tërmetit ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, e cila me anë të një njoftimi për shtyp, shprehet se nga termeti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në njoftim thuhet se janë dëmtuar 5 banesa në fshatin Kuç, nga ku 4 kanë dëmtime të lehta dhe një është dëmtuar Rëndë.
Njoftimi i plotë:
Me date 04.01.2018 ora 19:26:39(GTM) Instituti i Gjeoshkences, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar nje lekundje temeti me magnitude 4.8 rihter me koordinata 40.05 veri dhe 19.88 lindje me thellesi 27 km me epiqender ne Borsh. Nga te dhenat paraprake nuk ka njerez te lenduar por vetem deme materiale ne 5 banesa ne fshatin Kuç. 4 prej banesava kane demtime te lehta dhe 1 eshte demtuar me rende. Jemi ne kontakte te vazhdueshme me sallen e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njesive administrative.
Termeti eshte shoqeruar me nje pasgoditje me magnitude 4 rihter me koordinata 39.95 veri dhe 19.7 lindje me thellesi 33km dhe epiqender ne detin Jon.
Nisur nga te dhenat e deritanishme, nuk paraqitet rrezik per Tsunam.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post