Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme rreth tërmetit tragjik që tronditi Marokun.
Tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës rihter zgjoi nën shkundje dhe panik Marokun, ku deri më tani i ka marrë jetën më shumë se 1,000 banorëve, edhe pse numri i viktimave pritet të jetë më i lartë.
Përmes një statusi në Facebook, Berisha shprehu ngushëllimet e ndjera për familjarët e viktimave, teksa shtoi se lutet për shpëtimin e atyre që janë ende gjallë nën rrënoja.
Reagimi i plotë i Berishës:
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë godet Marrakeshin, në Marokun qendror.
Të dashur miq,
njoftohet deri tani se numërohen mbi 800 viktima, mijëra të plagosur dhe shtëpi e objekte të dëmtuara.
Duke shprehur dhimbjen, solidaritetin njerëzor dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit, le të lutemi së bashku për shpëtimin e atyre që janë gjallë nën rrënoja dhe t’i urojmë shërim të shpejt e të plot të plagosurve. #sb
PS: Këtu me posht gjeni videon e marrë nga Al Jazeera.