Kreu i Grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla përmes një njoftimi në Facebook, shprehet se ndihma dhe solidariteti me Shqipërinë ka qenë i madh. Sipas Ballës qeveria rumune ka nisur një avion me 52 efektivë specialë për situatat e emergjencave civile.
“Solidariteti me Shqipërinë vijon. Qeveria e Rumanisë nis pas pak minutash një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë”, shkruan Balla.
Mbështetje për vendin tonë në këtë situatë tejet të rëndë kanë dhënë dhe vendet e BE-së, Gjermania, si dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.