15:23 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tërmeti nuk kurseu as shkollat, PD: Në Borizanë ikën 615 mln lekë brenda ditës, të hetohet kush cënoi jetën e fëmijëve

15:21 | 28/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërmeti nuk kurseu as shkollat, PD: Në Borizanë ikën 615 mln lekë brenda ditës, të hetohet kush cënoi jetën e fëmijëve

Tërmeti i 26 Nëntorit la pas shumë banesa të shkatërruara, por nuk kurseu as institucionet arsimore. Zona më e prekur nga dëmet ishte Thumana, ku dy shkolla janë shkatërruar thuajse plotësisht për shkak të lëkundjeve të tokës.

Eksponentë të Partisë Demokratike i risollën në vëmendje këto shkolla sot dhe kërkuan që njerëzit përgjegjës për ndërtimin e tyre me cilësi të dobët të vihen përpara drejtësisë.

Demokrati Çlirim Gjata u shpreh se shkatërrimi i shkollës së mesme të bashkuar në fshatin Borizanë hodhi në tokë brenda ditës 615 milionë lekë investim.

“Shkolla e mesme e bashkuar e fshatit Borizanë, është shkollë fillore dhe e mesme, ka pasur rreth 300 nxënës, nga mosha 6 deri në 18 vjeç. Zoti i ka shpëtuar nga një masakër tjetër, sepse tërmeti nuk ka qenë në orët e ditës. Ka të njëjtën specifikë si në Thumanë ku u zhdukën gjurmët, është rikontsruktuarrreth 550 mijë euro. Pak ditë përpara inaugurimit, ka ndodhur tërmeti dhe tani është jashtë funksionit.

Duhet të bëhet nga e para, sepse është e rrezikshme për jetën e fëmijëve. Fakti flet vetë për korrupsion dhe abuzim. 615 milionë lekë rikonstruksion të ikura  brenda ditës dhe të dala jashtë funksionit. Çfarë rikonstruksionesh bëhen, thjesht fasadë, lyerje me bojë, kjo është e papranueshme. Është rrezikuar jeta e fëmijëve këtu. Do të ndodheshim përpara një katastrofe të tmerrshme humanitare. Korrupsioni duhet të hetohet nga prokuroria, nga i pari deri tek i fundit.

Në qoftë se në Thumanë ishin zhdukur gjurmët këtu si duket e kanë pasur të pamundur. Atje u shemb ndërsa këtu është jashtë funksionit. 615 milionë lek jashtë funksionit. Dikush duhet të përgjigjet”, deklaroi Çlirim Gjata nga fshati Borizanë.

Për të njëjtën shkollë foli edhe ish-deputetja Albana Vokshi, e cila kërkoi që dikush të mbajë përgjegjësi për gjendjen ku ndodhen institucionet arsimore sot pas tërmetit.

“Shkolla e mesme e bashkuar e Borizanës e cila sot është me dyer të mbyllura dhe mbi 500 fëmijë sot mësojnë në Fushë Krujë ose në Thumanë, shkolla e zhdukur tashmë e kthyer në një shkollë fantazëm e Thumanës, Bubqit, shkollat e tjera të cilat janë shndërruar tashmë në rrënoja apo u është vënë shiriti i mbylljes, janë pasoja jo të tërmetit, por të tërmetit të hajdutërisë dhe korrupsionit galopant.

Këto shkolla të mbyllura apo shkollat e rrënuara të shkatërruara e kanë rrëzuar propagandën e Edi Ramës, Artur Bushit dhe kryetarëve të tjerë të bashkive dhe qeveritarëve të ngjashëm të tyre. Këto shkolla janë dëshmi se me propagandë, me ngjyra të ndezura nuk sigurohet dot jeta e fëmijëve, ndaj e përsëris apelin, duhet hetuar dhe çdokush që ka cenuar jetën e fëmijëve duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe duhet të dënohet.

Nëse prokuroria nuk heton në kohën e duhur në raste të tjera fatkeqësish kostoja humane do të jetë shumë herë më e madhe. Apeli ynë është të mbrojmë jetën e fëmijëve, të mbrojmë të ardhmen tonë”, tha Albana Vokshi nga fshati Borizanë.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: albana vokshiborizaneclirim gjatashkolla
Pas

Biseda me ‘pullë të kuqe’ dhe shitja e votës për 20 mijë ku përfshihet moderatorja, ‘Zogu i Tiranës’ shfrytëzoi vajzat, lidhja me modelin

Para

Kinematografia në zi/ Shuhet “Lolita”, aktorja që fitoi mes 800 vajzave të tjera (FOTO)

Para
Kinematografia në zi/ Shuhet “Lolita”, aktorja që fitoi mes 800 vajzave të tjera (FOTO)

Kinematografia në zi/ Shuhet “Lolita”, aktorja që fitoi mes 800 vajzave të tjera (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas tetë uljeve, Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuar normën e interesit të depozitave në 2%

Urdhëri i Trump, ndalohet pjesëmarrja e atleteve transgjinore në garat e notit

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Siri, 2 viktima dhe të paktën 70 të plagosur

Plagosje dhe moskallëzim krimi, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim në Vlorë (EMRAT)

I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Lënduan 61-vjeçaren teksa lundronin me motoskaf pa leje drejtimi, procedohet pronari shqiptar dhe shtetasi gjerman në Durrës

Korçë/ Kontrabandë nafte nga Maqedonia e Veriut me depozita rezervë në mjet, arrestohet 31-vjeçari

Turisti gjerman godet me jet ski pushuesen në plazhin e Durrësit

Irani gati të rifillojë negociata për programin bërthamor me SHBA-në, ja çfarë kushtesh kërkon të plotësohen

Ushtarët kroatë të KFOR-it realizojnë patrullime për sigurinë e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.