14:30 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Tërmeti nxori në pah shtetin prej kartoni”, Basha në Akademinë Politike të FRPD: Censura fshesë për dështimet

18:51 | 15/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Tërmeti nxori në pah shtetin prej kartoni”, Basha në Akademinë Politike të FRPD: Censura fshesë për dështimet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në aktivitetin e sotëm të Akademisë Politike të organizuar nga Furumi Rinor i PD-së dhe Fondacioni Konrad Adenauer, ka folur edhe për presionin që sipas tij po bën kryeministri edi Rama ndaj medias me paketën anti-shpifje.

Basha tha se asgjë nuk është e rastësishme ndërsa argumentoi se qeveria do të fshehë abuzimet e saj përmes censurës së medias.

“Nuk ka demokraci pa liri fjale. Kjo qeveri dhe ky kryeministër do të paraqesin të mërkurën dy projektligje që janë shpallje lufte ndaj fjalës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme. Kjo qeveri do të fshehë abuzimet e saj përmes censurës së medias, ja pse i duhet paketa e ashtuquajtur anti-shpifje. Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit, kemi zbritur 8 vende gjatë viti të undit, duke e futur Shqipërinë në të njëjtin vend me Kolumbinë e Tailandën.

Kjo qeveri sjellë vetëm papunësi, emigracion dhe korrupsion dhe kjo është e vetmja gjë që Rama do të mbulojë me paketën e ashtuquajtur anti-shpifje. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes kanë vetëm një qëllim: të manipulojnë,  të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes së keqe ku e ka katandisur kjo qeverisje vendin”, tha Basha.

Më tej kreu i opozitës, foli edhe për tëmretin e 26 Nëntorit për të cilin tha se “nxori në pah një shtet kartoni, të rrënuar kohë më parë nga tërmeti i babëzi që ka penetuar në çdo qelizë. Fjalët e para dhe mirënjohja më e thellë është për solidaritetin e jashtëzakonshëm për t’ju gjendur pranë të prekurve nga tërmeti”.

Basha ka folur edhe për platformën e Partisë Demokratike ku premtoi një Ligj të ri për arsimin e Lartë si dhe ndër të tjera 75 mln dollarë më shumë në këtë kuadër.

“Një ligj të ri për Arsimin e lartë, financimi në nivele rajonale dhe më pas europiane, autonomia dhe bashkëqeverisja studentë-pedagogë janë në themel. 75 mln dollarë më shumë për arsimin e lartë! Paketë lehtësirash për bizneset që punësojnë të rinj apo të themeluara nga të rinjtë. Ne do ta nismim me anulimin e koncesioneve dhe korruptive të PPP. Do të bëjmë gjithçka që të rinjtë të zgjedhin të jetojnë këtu.

Korrupsioni, punësimi dhe emigracion kjo synon që të fshehë me anë të paketës së ashtuquajtur Anti-Shpifje. Vetëm nga emigracioni ekonomia ka humbur 560 mln euro, ndërsa spitalet kanë mungesë mjekësh. prandaj parashikojmë të rrisim pagat për infermierët dhe mjekët. 

Nëse nuk arrijmë të sigurojmë votën e lirë, asnjëherë nuk do mund të kemi një qeveri të përgjegjshme. Prandaj beteja jonë e të gjithë shqiptarëve që votën e lirë është jetike për mirëqenien e vendit tonë. Garantimi i votës së lirë është kryesori. Kemi ofruar bashkëpunimin tonë për Reformën Zgjedhore për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë”, tha Basha.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: AkademiA Politikelulzim bashapaketa anti-shpifjetermeti
Pas

Mohimi i masakrës së Reçakut nga Serbia: Ramës i kërkohet anulimi i samitit për “Mini-Shengenin”

Para

Vdes në Spitalin e Traumës i aksidentuari në Pogradec, arrestohet 25-vjeçari nga Tirana

Para
Vdes në Spitalin e Traumës i aksidentuari në Pogradec, arrestohet 25-vjeçari nga Tirana

Vdes në Spitalin e Traumës i aksidentuari në Pogradec, arrestohet 25-vjeçari nga Tirana

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikt në Patos/ U godit me grushte nga babë e bir, 60-vjeçari plagos me kaçavidë 35-vjeçarin

Kandidatët e PD akuzojnë se u janë devijuar votat, Berisha: PD mbështet këdo që kërkon transparencë, jemi në krah të tyre

Ngërçi politik në Kosovë, kreu i LDK-së shpalos agjendën me 15 pika për një qeveri uniteti! Abdixhiku: ‘Kontratë’ për ta nxjerrë vendin nga kriza

Dosja “Partizani” më 30 qershor në GJKKO, Berisha: Nuk kemi ende në dorë vendimin për kalimin e çështjes në gjykim

Murtaja/ Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në vend! 716 bagëti të prekura, 25 të ngordhura. Ndalohet tregtimi në tregjet e kafshëve të gjalla

Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e ‘Golden’

Balluku: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt Unionit Evropian

E moshuara nga Kosova po rrezikonte mbytjen

Indi, avioni me 242 persona në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara

I dënuar në Itali për krime seksuale/ Pranga 50-vjeçarit në Elbasan, pritet ekstradimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.