Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj 31 të arrestuarve ku përfshihen zyrtarë në Farkë, Vorë dhe Kashar në lidhje me pasojat e dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit.
Mësohet se pas 7 orësh seancë maratonë, është vendosur që vendimi për të arrestuarit të komunikohet ditën e nesërme.
Burime bëjnë me dije se Prokuroria ka kërkuar dënimin me burg për 13 prej tyre ndërsa për 7 të tjerë ka ndryshuar qëndrim nga kërkesa për “Arrest me burg” në një masë më të lehtë.
Ndërsa nga burime të pakonfirmuara ende mësohet se ndaj 5 personave është dhënë masa ‘arrest shtëpie’ dhe 13 ‘detyrim paraqitje’.
Për shkak të numrit të lartë të përsonave të arrestuar, gjyqtarja e çështjes është shprehur se të arrestuarit do të ndahen me grupe, dhe më pas vendimi do të jepet në mënyrë të njëkohshme për të gjithë.
Të arrestuarit u ndanë në dy grupe njëri prej të cilëve me 15 të pandehur dhe grupi tjetër me 16, ndërsa ata janë marrë pas përfundimit të dy seancave një e nga një.
Kujtojmë se mes personave të arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, janë dhe ish kryetarët e Komunave Kashar dhe Farkë, si dhe ish-zyrtarë të tjerë lokalë.
Emrat e të arrestuarve:
- Fatbardh Plaku, ish-kreu i Komunës Farkë
- Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
- Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
- Anila Harxhi, arkitekte
- Merita Kushi
- Bukurije Halili
- Asqeri Xhanari
- Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
- Gerti Çalliku
- Jani Ikonomi
- Qirjako Gjergo
- Sherbet Shehi
- Naim Shehi
- Ermir Çina
- Adhurim Qehajaj
- Gëzim Shkalla
- Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
- Xhevahir Doda
- Reis Muça
- Hekri Disha
- Agim Eski
- Faik Fejzo
- Zhaneta Tagani
- Muhamed Felahi
- Ndoc Pepkola
- Hekri Disho
- Fejzo Dyrmishi (ndërtues)
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post