Janë publikuar shifrat e para të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm i pasdites së të shtunës me magnitudë 5.8.
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka publikuar shifrat e para të dëmeve.
Sipas Çakos, deri më tani janë 1528 objekte të dëmtuara, ku 50 banesa janë shkatërruar plotësisht, kryesisht në zonat rurale, janë plasaritur rreth 160 pallate, një qendër shëndetësore, 34 shkolla, 13 universitete publike, 2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, 4 automjete.
Gjithashtu, Çako thotë se janë duke vlerësuar situatën në teren.
(K.H/Faxweb.al)
Discussion about this post