Të paktën 45 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë janë lënduar, kur një tërmet i fuqishëm goditi ishullin indonezian të Sulawesit, duke shembur disa ndërtesa përfshirë një hotel.
Sipas mediave të huaja, tërmeti me magnitudë 6.2 u regjistrua në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik në mesin e banorëve të tmerruar të ishullit, i cili u godit nga një tërmet i madh dy vjet e gjysmë më parë, si pasojë e të cilit gjetën vdekjen mijëra njerëz.
Një banor i Mamuju, kryeqyteti i Sulawesi Perëndimor, tha se dëmtimi në të gjithë qytetin prej rreth 110,000 banorësh, ishte i madh.
Pamjet që vijnë nga mediat, përveç shkatërrimit të banesave dhe ndërtesave të ndryshme, tregojnë edhe njerëzit të mbetur nën rrënoja, ku një fëmijë kërkon ndihmë nga ekipet e shpëtimit
A child who is still alive trapped under rubble after the earthquake in West Sulawesi. pic.twitter.com/mrBskAZcRv
— Saifulbahri Ismail (@saifulCNA) January 15, 2021