09:19 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tërmeti “shkund” dhe mediat, pas presionit qeveritar, mbyllen tre faqe kritike

19:08 | 02/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërmeti “shkund” dhe mediat, pas presionit qeveritar, mbyllen tre faqe kritike

Që qeveria në një situatë të tillë të gjendjes së jashtëzakonshme është vendosur me shpatulla pas murit për shkak të problematikeve që paraqet situata pas tërmetit, kjo duket qartë. Edhe pse fakti provon se kryeministri Edi Rama i trembur nga ‘paniku’  është pothuajse 24 orë në ditë online me median e tij në përpjekje për të treguar se gjithçka po shkon siç duhet, nuk ka arritur t’ia dalë sepse e vërteta mbase paraqitet ndryshe!

Por kaq nuk mjafton, sepse nga ana tjetër, disa media të cilat nga ana e tij janë konsideruar si nxitëse të panikut, për shkak se janë ofruar për të treguar situatën reale të familjeve shqiptare dhe qytetarëve të vendit, asgjë më shumë se pasqyrimi i realiteti, për Ramën janë një e keqe e madhe sepse për fatin e tij të keq nuk transmetojnë në një linjë me ERTV.

Është e pakuptueshme sjellja e kryeministrit nëse në media trajtohet një pallat që përbën rrezikshmëri për banorët, nëse një banorë shprehet se nuk i është ofruar asnjë ndihmë nga autoritetet, apo dikush tjetër denoncon një drejtues policie që vjedh ndihmat për të prekurit nga tërmeti duke ia dërguar vjehrrës në shtëpi.

Ndërkohë, që është e vërtetë se për shkak të fatkeqësisë natyrore të 26 Nëntorit, ka banesa të pabanueshme, ka edhe familje që janë ankuar dhe fillojnë të ankohen për mungesën e vëmendjes nga autoritetet, madje ka edhe një pranim nga ana e tij dhe organeve të drejtësisë se drejtuesi i Policisë i vodhi ndihmat me automjetin e shtetit dhe uniformë po ashtu veshur.

Pak ditë më parë me urdhër të Ramës u mbyll portali “Jeta Osh Qef”, ndërkohë që sot mësohet të jetë mbyllur Fun Page “Brryli Brodway” e cila njihet për memet, satirat dhe qëndrimet kritike ndaj qeverisë por jo vetëm. Por kjo nuk mjafton me kaq. Një sulm i tillë është bërë edhe ndaj një mediaje të re informative online, “Dosja.al” e cila është bërë e paaksesueshme në rrjet, dhe arsyeja ka të bëjë me një foto, e ‘drejta e autorit’ për të cilën është e papërcaktuar

Ndërkohë ditën e sotme, Rama bëri një deklaratë akoma më të fortë pasi, duke shfrytëzuar situatën e gjendjes së jashtëzakonshme në vend pas tërmetit 6.4 ballë që tronditi vendin, me anë të një postimi në rrjetet sociale, referuar shembullit të Japonisë, shkruan se ky shtet ka marrë masa ektreme për mediat private.

Rama kërcënon hapur lirinë e mediave, duke shkruar që mos ta detyrojmë “të bëjë atë që s’ua rrok imagjinata!”

“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata! Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!”- shkruan Rama.

Askush nuk mund ta besojë se kjo është diktaturë, por për çdo kënd këto janë shenjat e saj, ndaj është koha që përballë propagandës, media të luftojë me transmetimin e të vërtetës dhe përballë ‘dhunës’, të rreshtohet krah qytetarëve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Brryli Brodwaydosja.aledi ramaJOQ
Pas

Këshilltari i Nju Jork-ut: Jemi këtu të japim suportin tonë, koha të mësojmë si parandalohen dëmet

Para

“15 objekte të shkatërruara deri më sot”, Zyra për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore bën bilancin: Ka nisur vaksinimi i qytetarëve

Para
Konfirmohen 6 viktima, dhjetra persona nën rrënoja/ Çfarë la pas vala e tërmeteve në Tiranë, Durrës dhe Thumanë (Video)

“15 objekte të shkatërruara deri më sot”, Zyra për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore bën bilancin: Ka nisur vaksinimi i qytetarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kavajë/ Ngriti shtëpi bari në Spanjë dhe vodhi energjinë, arrestohet për ekstradim 54-vjeçarja e kërkuar

Në kërkim nga Italia, arrestohet 52-vjeçari në Cërrik, pritet ekstradimi

Ende aktive vatra në Dishnicë të Korçës, 60 forca në terren nga zjarrfikësja, ushtria dhe pyjorja për të parandaluar përhapjen e flakëve

Fier/ 26-vjeçarja mbyti me tel babain dhe tentoi të fshihte ngjarjen, arrestohet edhe e ëma që e ndihmoi

Vëllezërit sulmojnë me thikë 33-vjeçarin pas sherrit për motive të dobëta, arrestohet njëri prej tyre

Helikopteri iranian përballet me luftanijen amerikane që i afrohet ujërave territoriale

Parashikimi i motit për sot, 25 korrik 2025

Shkencëtari izraelit: Raketa e re turke mund të arrijë vendin tonë

Sot tentativa e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pjesëmarrës në seancë dhe ambasadorët

Aksident në aksin Palasë- Dhërmi/ Automjeti u përplas me bordurën anësore, ndërron jetë 9-vjeçari, arrestohet shoferi. Ishte i dehur në timon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.