Rreth orës 20 e 10 të mbrëmjes së sotme janë ndjerë lëkundje në disa qytete të jugut të vendit.
Tërmeti është ndjerë në Fier, Vlorë dhe Tepelenë, ndërsa epiqendra mësohet të ketë qenë pranë Orikumit.
Tërmeti ka qenë me fuqi 4.8 ballë, ndërsa deri më tani nuk raportohet të ketë pasur dëme.
Lëkundjet kanë shkaktuar jo pak panik te qytetarët në këto zona, po fatmirësisht ka kaluar pa pasoja gjithçka.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post