Janë shënuar përsëri disa lëkundjë tërmëti mesnatën e sotme.
Tërmeti i kësaj radhe u shënua në orën 00:49. Lëkundjet e këtij tërmeti ishin më të vogla sesa ato të disa ditëve më parë.
Sipas informacioneve paraprake tërmeti ka një forcë prej 4.3 ballë dhe epiqendra është në detin Adriatik, jo shume larg nga bregdeti i Gjirit të Lalzit.
Sipas, Instituti të Gjeoshkencave dhe energjisë epiqendra e termetit ishte në Detin Adriatik, 16 km ne veri perendim te Shijakut dhe 32 kilometra në veriperëndim të Tiranës me një thellësi prej 2 kilometrash.
Tërmetet shoqërohen më një seri lëkundjesh, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm, dhe të ruani qetësinë.