08:38 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tërmeti u shkatërroi banesat/ Banorët apelojnë për ndihmë: Jetojmë në stallën e bagëtive, kemi fëmijë të vegjël

19:43 | 04/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tërmeti u shkatërroi banesat/ Banorët apelojnë për ndihmë: Jetojmë në stallën e bagëtive, kemi fëmijë të vegjël

Tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit la pas me qindra familje në qiell të hapur. Edhe pse e gjithë qeveria është në terren, banorët sërish ankohen se nuk po u jepet asnjë zgjidhje. Në zonën e Bubqit, e cila është edhe një nga zonat më të prekura nga tërmeti, familja Xhaferri po jeton në stallën e bagëtive.

Anëtarët e kësaj familjeje folën për gazetaren e FaxNews, Ema Shazivari, për të cilën u shprehën se stalla është e vetmja mundësi e sigurt ku mund të fusin kokën.

“Jemi dy familje që jetojmë në stallë e bagëtive pranë banesës. Kati i sipërm shtë shkatërruar plotësisht. Njërës prej banesave i është dëmtuar çatia, ndërsa banesa tjetër është e gjitha e rrënuar”, tha një prej anëtarëve të familjes.

Ndërsa zonja e familjes tregoi se shteti u ka vënë në dispozicion një çadër, por sipas saj është e pamundur të qëndrohet aty për shkak të të ftohtit sepse kanë edhe dy fëmijë të vegjël.

“Është shumë ftohtë. Unë jam me herrie diskale. Me zor qëndroj, me zor çohem në mëngjes. Nga halli robi ça nuk bëka. Skemi dyshek jo, kështu me batanije e kemi bërë. Prej hallit do rrish. Skemi ça bëjmë. Nuk them se këtë e hodhi natyra, por shteti s’na ka ofur ndihma.

Nga shteti nuk kemi marrë asgjë, vetëm nga Aulon Kalaja. Ka ardh edhe 1 këngëtare nga Tirana, na dha ca ilaçe e ca ndihma për kalamajt. Unë kam hyrë në banesë sa për të gatuar për fëmijët. Ju lutëm të bëjnë diçka. Inxhinieri na tha të mos hyjmë brenda. Po unë jamë futur tek kuzhina e vogël. Ju bëjmë thirrje të na vejnë çatinë për hir të fëmijëve. Jo për mua se ka edhe më keq se ne”, u shpreh ajo.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: bubqstalla e bagetive
Pas

“Un caffe”, kamarieri kryeministrit në Itali: Expres e doni? Rama: Hajde këtu mor figurë

Para

“Agron i dashur, bëre shumë mirë”, Flutura Açka: Kërcënohej nga pusetat me imunitet

Para
“Agron i dashur, bëre shumë mirë”, Flutura Açka: Kërcënohej nga pusetat me imunitet

"Agron i dashur, bëre shumë mirë", Flutura Açka: Kërcënohej nga pusetat me imunitet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.