18:29 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Terminal i ri për autobusët e linjave ndërkombëtare, Veliaj: I japim fund orvatjeve që shkaktonin trafik!  

17:26 | 21/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Terminal i ri për autobusët e linjave ndërkombëtare, Veliaj: I japim fund orvatjeve që shkaktonin trafik!   

Bashkia e Tiranës ka vendosur të bëjë të tjera ndyshime lidhur me vendparkimet.

Autobusët e linjave ndërkombëtare do të vendosen në terminalin e ri të ndërtuar në sheshin pas pallatit të sportit “Asllan Rusi”.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj vizitoi sot zonën ku po kryhen punimet, të cilat sipas tij do të shërbejë si parking dhe si terminal i përkohshëm për të gjitha automjetet e transportit të udhëtarëve me jashtë vendit.

“Sot hapim dy hapësira të mëdha parkingu: Për autobusët dhe për qytetarët që përdorin makinat e tyre private, sipas konceptit ‘park and ride’, pra e parkon makinën përpara se të futesh te Zogu i Zi, një zonë me trafik të rënduar, e mandej të gjitha aktivitetet rreth saj mund t’i bësh në këmbë, me biçikletë ose me transport publik. 10 minutat e para janë pa pagesë, për t’u siguruar që nëse terminali i autobusëve përdoret për të lënë familjarët apo për të marrë dikë tjetër, të mos jetë nevoja të paguash. Por, gjatë ditës është me pagesë, për t’u siguruar që të mos ndodhë si më parë, kur dikush parkonte 16 orë radhazi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tregoi se në këtë terminal do të organizohen të gjitha linjat dhe kompanitë që kryejnë transport udhëtarësh kryesisht në vendet fqinje.

“Kemi organizuar një terminal për të 36 linjat me destinacion Kosovën, Greqinë, Maqedoninë, Italinë apo vende. Shërbimi bëhet në një kabinë, ku merret një biletë dhe ku secili mund të shikojë oraret e afishuara. Kjo është një mënyrë shumë më dinjitoze se sa shpërndarja e autobusëve në të gjithë kryeqytetin. Praktikisht, kemi hequr 100 autobusë nga rrugët e Tiranës, që bllokonin trafikun”, u shpreh Veliaj.

Sakaq, kreu i qytetit tha se sëshpejti edhe autobusët e jug-lindjes do të sistemohen në një terminal të posaçëm. Një terminal i ri po ndërtohet edhe në kthesën e Kamzës. Po ashtu sipas Veliajt, i njëjti model do të ndiqet edhe në hapësirën te “Qyteti Studenti”. (D.D/Shuplaka)

veliaj-te-terminali-i-autbosuve-2

Etiketa: autobusaterminalVeliaj
Pas

Sërish protesta në Uashington, femrat marshojnë kundër presidentit Trump

Para

”Duaje urrejtjen e Trump”… ndaj Ramës

Para
Viti i vrasjes së madhe

''Duaje urrejtjen e Trump”… ndaj Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

Tensionet tregtare drejt përshkallëzimit, Trump akuzon Kinën për shkelje të marrëveshjes mbi tarifat

Po transportonte 9 kg kokainë nga Zvicra në Itali, 23-vjeçari shqiptar përfundon në pranga

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e grave të pabindura

‘Eno Bozdo shkaktari i humbjes së qarkut të Beratit’, Maliqi: Nuk kanë përgjegjësi morale

Spitali i fundit në veriun e Gazës evakuohet pas urdhërit izraelit

Detaje tronditëse nga vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori rrëfen krimin: Nuk më përqafoi, e godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën

Avokati i Popullit ngre alarmin në Maqedoninë e Veriut: Fëmijë nën moshën 6 vjeç përdorin drogë

Operacion antidrogë në Itali/ Arrestohen 3 shqiptarë, bllokohen 10 llogari bankare

Komandot britanikë kapin 1.5 ton drogë në Detin Arabik me vlerë 30 milionë paund

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.