Situata përrreth Drejtorisë së Policisë së Tiranës është në gjendje terrori, ndërsa janë shënuar akte dhune dhe është hedhur pafund gaz lotsjellës.
Në këto momente forcat special po arrestojnë këdo që gjejnë të veçuar nëpër rrugica, ndërsa një prej qytetarëve është tentuar që të shpëtohet nga ana e ish-deputetes Albana Vokshi.
Përplasjen mes saj dhe Policisë mund ta shihni dhe në foton e mëposhtme: