Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social Facebook, ku përmes një mesazhi të dërguar nga një qytetar, thotë së është ushtruar terror ndaj pacientëve në spitalin e Kukësit, para vizitës së kryeministrit Edi Rama. Në mesazhin e bërë publik nga Berisha, qytetari rrëfen terrorin e pacientëve në dhoma, teksa u detyruan të mbyllnin perdet e dritareve nga pjesa ballore e spitalit, vetë sepse aty ku do të kalonte kryeministri.
“Këtë gjë e bëri nga ajo që pa një natë më parë me protestuesit dhe nga frika se mos e pësonte më keq” – shkruhet në mesazh.
Kujtojmë se përpara tre ditësh Rama u prit me protesta dhe flakadanë nga qytetarët e Kukësit pas vendosjes së taksës për “Rrugën e Kombit”. Pritja me protesta nuk ka kaluar pa u komentuar nga kryeministri Rama, i cili i quajti ata si grup zoologjik.
Të shumta kanë qenë edhe reagimet nga eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike të cilët e kanë dënuar fyerjen që iu ka bërë Rama protestuesve.
Statusi i plotë i Berishës:
Terror ne spitalin e Kukesit se do te shkonte Kallam Deshtaku!
Lexoni mezazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje dr. Nje dite pas incidentit te Rames ne Kukes me protestuesit, shkova te shifja dike ne spital te Kukesit rreth ores 9.30″. Kur afrohem te spitali ishte mbushur vendi plot police, me uniforme e civila qe vezhgonin si te terbuar cdo person qe futej ne oborr te spitalit. Mendova se do kish ndodhur ndonje incident por me thane po vjen Rama. As Trumpi po te shkoje ne Afganistan z’do ruhej ashtu. Por me banalja e kesaj vizite dhe veprimeve qe bene ishte se detyruan pacientet neper dhoma te mbyllnin perdet e dritareve nga pjesa ballore e spitalit, aty ku do kalonte Rama. Erdhi sanitarja ne dhome dhe na tha ju lutem mos i hapni perdet se na heqin nga puna derisa te ike Rama. Doktor perfundimisht ky eshte psikopat. Kete gje e beri nga ajo qe pa nje nate me pare me protestuesit dhe nga frika se mos e pesonte