Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në Tiranë, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, ku një 61-vjeçar është hedhur nga kati 9 i pallatit. Mësohet se viktima ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, kur ka ndërmarrë aktin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 9 në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 9- të i banesës shtetasi F. XH.,61 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.