Detaje të reja janë zbardhur lidhur me autorin e dyshuar të sulmit në Stamboll ku humbën jetën 39 persona dhe u plagosën 69 të tjerë. Bëhet e ditur se terroristi i dyshuar u shpërngul në Konya të Turqisë në nëntor të 2016-ës.
Për të mos tërhequr vëmendje, ai mori me vete edhe gruan e dy fëmijët e tyre. Pas arrestimit të tij, autoritetet gjermane të sigurisë kanë arrestuar edhe bashkëshorten e tij, e cila mësohet të ketë thënë:
“Kam mësuar për sulmin nga televizori. Unë nuk kam dijeni nëse bashkëshorti është militant i ISIS-it.”
Mësohet se terroristi që dyshohet se vrau 39 persona në një klub nate në Stamboll, hyri në Konya më 20 nëntor për t’u zhvendosur më pas në 29 dhjetor në Stamboll. (XH.A/SHUPLAKA)