Pre e grabitjes dhe dhunës ka rënë një 72-vjeçar në Delvinë. Mësohet e ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Muzinë të Delvinës. Sipas policisë një person i maskuar ka hyrë në orën 03:00 të mëngjesit në banesën e Kosta Shapo, ku ky i fundit jetonte i vetëm.
Grabitësi i ka bërë fillimisht presion dhe me pas e ka goditur në fytyrë e stomak, ndonëse Shapo ishte invalid (ka vetëm një këmbë). Autori ka arritur t’i marrë tre kartmonedha 5000 leke, në total 15 mijë leke të reja dhe është larguar.
Ndërkohë, sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore dhe ambulanca mbërritën në shtëpinë e të moshuarit. Sakaq, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Po kështu mësohet se 72-vjerçari është nisur me urgjencë drejt spitali të Delvinës për të marrë ndihmën e nevojshme.(J.V/Faxweb)