Në një deklaratë për mediat, Policia e Pogradecit njofton se ka arrestuar në flagrancë një shtetas si edhe ka shpallur në kërkim një tjetër për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në kuadrin e provës material janë sekuestruar 394 gramë lëndë narkotike e dyshyar si kokainë si dhe municion luftarak.
Në parangat e Policisë kanë rënë shtetasi Jurgen Papa, 24-vjeç, banues në fshatin Buçimas, pogradec si dhe është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi me inicialet A.P I moshës 26-Vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec.
Sipas deklaratës së Policisë, dy shtetasit e mësipërm dyshohet të kenë qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë në fshatin Tushemisht.
Deklarata e Policisë:
Policia e Pogradecit, arreston në flagrancë 1 shtetas si edhe shpall në kërkim 1 tjetër, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sekuestrohet 394 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë si dhe municion, në posedim të tyre.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- Jurgen Papa, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Si edhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
- A.P, 26 vjeç, banues në Tushemisht, Pogradec.
Dy shtetasit e mësipërm, në fshatin Tushemisht, dyshohet të kenë qëlluar në ajër, me armë zjarri tip pistoletë.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
394 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Kokainë
1 krëhër pistolete me 9 fishekë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
(F.GJ/FAXWEB.AL)