Cristiano Ronaldo është fotografuar së fundmi së bashku me partneren e tij, Georgina Rodriguez duke shijuar momente relaksi brenda një varke luksoz në det. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e paparacëve këtë herë, nuk ka qenë partnerja e tij në superformë, por syri i nxirë i yllit të futbollit.
Kujtojmë që portugesi është blerja më e re e skuadrës së Juventuesit, i konsideruar edhe si talisman për klubin e tij të ri, me një blerje të bujshme prej 105 milionë eurosh nga Real Madridi.
Por Cristiano ende nuk ka shënuar asnjë gol në 3 ndeshjet e serisë A, që pas transfertës.
Si duket ylli i futbollit po përjeton një periudhë “tersi”, madje gjatë ndeshjes së fundit mes Juves dhe Parmës ai arriti vetëm të merrte një të nxirë në syrin e tij të majtë. Detaj ky i kapur edhe nga paparacët.
(J.D/Faxweb.al)