Në Austri, të rinjtë e shërbimit civil marrin pjesë në luftën kundër koronavirusit.
Politika e testimit të vendit bazohet kryesisht në angazhimin e këtyre 4000 austriakëve të rinj. Vjena, e cila filloi daljen nga izolimi i saj në datën 14 Prill, është në gjendje të kryejë 70,000 testime në javë.
Austria është një nga vendet e pakta evropiane që ka mbajtur ende rekrutimin ushtarak. Të rinjtë austriak duhet të kryejnë gjashtë muaj shërbim ushtarak duke filluar nga mosha 18 vjeç. Por ata të cilët nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë mund të zgjedhin një shërbim civil nëntë muajsh dhe shumë prej të rinj zgjedhin këtë mundësi. Ata bëhen vullnetar të ekipit mjekësor në fushatat për testimin e popullatës ndaj koronavirusit.
Kjo është një metodë mjaft e mirë për të kryer testimin epidemiologjik sa më të shpejtë duke fuqizuar stafin mjekësor me vullnetarë të rinj. Një shembull mjat i mirë i solidaritetit dhe vlerave njerëzore ky lajm që vjen nga Austria.(F.M/Faxweb.al)