Kur bëhet fjalë për të rregulluar gjërat secili ka mënyrën e vet. Ka nga ata që i hedhin gjërat pa u dhënë rëndësi, ka dhe nga ata të tjerë që ruajnë edhe letrat e karameleve.
E nëse këto dy gjëra të ndryshme do të ishin përcaktuese për karakterin tënd…?
Atëherë le ta zbulojmë këtë përmes këtij testi.
1- Për festa merr dhjetëra kartolina urimesh. Çfarë bën?
A – I merr dhe i vendos me rregull mbi komonë tënde.
B – I lexon, u përgjigjesh dhe i hedh në kosh. Zënë shumë vend.
C – I vendos mbi tavolinë për rreth një muaj dhe pastaj i sistemon në një kuti.
2 – Prindërit e tu kanë vendosur të shesin shtëpinë. Duhet të braktisësh dhomën në të cilën ti je rritur:
A -Është një dramë. E pamundur të hedhësh poshtë gjithë ato kujtime.
B – Asnjë mëshirë. Do t’i dhuroj ose do t’i hedh të gjitha. Janë të gjitha objekte të vjetra dhe të padobishme.
C – Do hedh vetëm gjërat që nuk më duhen më. Do të ruaj disa dokumente dhe letrat e dashurisë më të rëndësishme.
3- Në dollapin tënd…
A – Ka nga të gjitha gjërat dhe trembesh nga kaosi aty…
B – Të gjitha janë në një rregull të përsosur, këmishat e bardha nga një anë, të zezat në anën tjetër e kështu me radhë.
C – I ke të ndara sipas: klasikeve, të përditshmet, sportiveve, etj.
4 – Për darkë ke përgatitur pastë, por të ka gelur një pjesë…
A – E vendos atë që ka betur në frigorifer për ta grënë një ditë tjetër.
B – Duhet ta mbaroni të gjithën së ngrëni.
C – Pjesën e mbetur ia jep një mikes tënde që ka ardhur për të të takuar pas pas darke.
5- Sa mesazhe janë në adresën tënde të emailit?
A- Shumë. Nuk i fshij asnjëherë.
B – Lë më të rëndësishmit, të tjerët i fshi
6 – I dashuri yt sapo të ka lënë…
A – I lë gjërat në shtëpi, siç i ka lënë ai, edhe librin e tij të hapur mbi komodinë, për disa javë me radhë.
B – Hedh menjëherë të gjitha ato gjëra që i përkisnin atij.
C – Pas disa ditësh vendos gjërat e tij në një valixhe dhe e njofton të vijë t’i marrë.
7- Si do ta rregulloje shtëpinë tënde?
A – Si kështjella e Ali Babasë, me gjëra të shtrenjta e thesare.
B – Në mënyrë moderne.
C – Në një mënyrë të rregullt, që çdo gjë
Më shumë A
I ruan të gjitha gjërat. Pëlqen t’i mbash të gjitha gjërat, duke e konsideruar veten një konservuese. Nga frika se mos harron momentet e bukura, “pasi nuk i dihet asnjëherë, mund të të hyjnë ndonjëherë në punë”, ose thjesht edhe për nostalgji, nuk hedh asnjë gjë.
Më shumë B
Të hedhësh gjërat është bukur. Preferon të largohesh dhe t’i hedhësh tej të gjitha gjërat që të duken të tepërta. Nuk të pëlqen të ruash materialet. Ke nevojë për hapësirë, për ajër, të pëlqejnë ndryshimet, edhe në shtëpi, kështu që mos konservo asnjëherë gjërat e tepërta.
Më shumë C
Mban dhe hedh gjëra. Ke gjetur ekuilibrin e duhur. Je e zonja të mbash ato gjëra që janë të rëndësishme për ty dhe hedh ato që i konsideron të panevojshme. Hapësira jote nuk është e përshtatshme për të mbajtur shumë objekte, zgjedhja më e mirë është të ruash kujtimet.
(F.M/Faxweb)