Koreja e Veriut duket se nuk po ndalet në testimin e raketave bërthamore. Vendi komunist lëshoi edhe raketën e dytë që fluturoi mbi Japoni duke provokuar fort këtë të fundit por dhe SHBA-në.
Megjithatë edhe pse rreziku është evident duket se fuqitë e mëdha nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët mbi mënyrën se si t’i përgjigjen Koresë së Veriut.
Kështu Kina dhe Rusia kanë refuzuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara, që të marrin “aksione direkte” për të parandaluar testimin nuklear dhe raketor të Koresë së Veriut.
Vasily Nebenzya, Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, ha se Rusia do të përforcojë sanksionet e ngarkuara nga Kombet e Bashkuara këtë javë, por nuk do të shkojmë më tej se kaq.
Rusia dhe Kina kanë thënë se është në dorën e SHBA-së që këtë problem ta zgjidhë me bisedime.
“Ne u kemi bërë thirrje parnerëve nga SHBA-të, që të bëjnë zgjidhje politike dhe diplomatike që ofron rezoluta, nëse kjo nuk përmbushet atëherë ne konsiderojmë se ky shtet është në mospërputhje me rezolutën e miratuar”, ka thënë Nebenzya.
Gjatë kësaj periudhe lideri komunist Kim Jong Un ka ashpërsuar gjuhën ndaj Amerikës duke e kërcënuar me “zhdukje”. (B.H/Shuplaka)