05:40 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Testimet për naftë në ‘Shpirag 4’, Shell: Lajm i mirë, priten prurje mijëra fuçi nafte në ditë

15:06 | 24/05/2019
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Testimet për naftë në ‘Shpirag 4’, Shell: Lajm i mirë, priten prurje mijëra fuçi nafte në ditë

Testimet e para të Shell Upstream Albania B.V. (Shell) në pusin vlerësues Shpirag-4 në afërsi të Beratit, konfirmojnë potencialin e prurjeve të një zbulimi të rëndësishëm nafte të lehtë.

“Zbulimi i Shpiragut për Shell është i pari në tokë në një brez tektonik të rrudhosur dhe të mbihypur në Shqipëri (struktura gjeologjike ku gjendet rezervuari i hidrokarbureve)”, tha Marc Gerrits, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Shell për Eksplorimin. “Ne jemi të gjithë të kënaqur që këto testime të para kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim të rrisim biznesin tonë në Shqipëri.”

Testimi disa ditor i pusit u krye sipas pritshmërive, me një prurje potenciale të disa mijëra fuçive nafte në ditë. Volumi komercial i rikuperueshëm i naftës nga Shpiragu duhet përcaktuar më tej përmes aktivitetesh të tjera vlerësuese.

Zbulimi i Shqipragut, në një rezervuar karbonatik të frakturuar, është në një strukturë gjeologjike të njëjtë me fushat e mëdha të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali, ku Shell ka një pozicion të rëndësishëm jo-operues.

Hapi tjetër në programin vlerësues është kryerja e një testimit vlerësues të gjatë në pusin Shpirag-4, pasuar nga shpimi vlerësues në pusin Shpirag-3. Paralelisht Shell planifikon të kryejë shpime pusesh të tjerë vlerësues brenda blloqeve që ka të drejta për të testuar potencialin e tyre.

Pas

Ardi Veliu ultimatum strukturave të policisë: Deri në 24 maj çdo subjekt vetëdeklarim për moskultivim të lëndëve narkotike

Para

Grupi i Shullazit kërkesë Krimeve të Rënda për përjashtimin e gjyqtares Valdete Hoxha

Para
Gjyqi për Emiljano Shullazin, refuzon të dëshmojë avokati i Ylvi Beqes

Grupi i Shullazit kërkesë Krimeve të Rënda për përjashtimin e gjyqtares Valdete Hoxha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.