Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar pajisjet elektronike të identifikimit dhe votimit që do të përdoren më 11 maj 2025 në Njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në Bashkinë Vorë.
Lealba Pelingu njoftoi se për shkak të mungesës së operatorëve dhe burimeve teknike, monitorimi audioviziv në qendrat e votimit do të jetë i pjesshëm. Ndërkohë, avokati Altin Goxhaj ngriti shqetësime për funksionimin dhe besueshmërinë e votimit elektronik, ndërsa KQZ mbrojti integritetin e sistemit.