10:29 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tetor, kredia e re për ekonominë shënoi vlerën më të lartë në pothuajse dy vjet

12:12 | 30/11/2023
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tetor, kredia e re për ekonominë shënoi vlerën më të lartë në pothuajse dy vjet

Kredia për ekonominë ka marrë një hov të ri në rritje gjatë muajit tetor.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, kredia e re e disbursuar kishte vlerën e 30.6 miliardë lekëve, në rritje me 59.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlera mujore e kredisë së re gjatë muajit tetor ishte më e larta që prej dhjetorit të vitit 2021. Kredia e re për tetorin është rritur për të gjitha segmentet kryesore, por me një kontribut më të lartë të kompanive private dhe atyre publike.

Rritja e fortë e muajit tetor e përmirësoi akoma më shumë vlerën progresive të kreditimit për vitin 2023. Në fund të 10-mujorit, vlera e kredisë së re arriti në 246.6 miliardë lekë, në rritje me 8.3% ndaj të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Megjithëse ritmet e rritjes janë ngadalësuar disi krahasuar me vitin e kaluar, edhe për shkak të efektit negativ statistikor të kursit të këmbimit, kredia e re për ekonominë ngelet në nivelet më të larta në të paktën tetë vitet e fundit.

Rritja e muajit tetor ka përmirësuar ndjeshëm ecurinë e kredisë së re për kompanitë private, që për 10-mujorin arriti vlerën e 162.4 miliardë lekëve, në rritje me 7.3% krahasuar me një vit më parë. Duke theksuar gjithashtu se segmenti i biznesit ka një peshë më të lartë të kredisë në valutë të huaj dhe rrjedhimisht është ndikuar më shumë nga efekti i kursit të këmbimit.

Ndërkohë, gjatë muajit tetor ka pasur një rikthim të kreditimit të ndërmarrjeve publike, që e ka çuar vlerën e kredisë së re vjetore në këtë segment në 9.5 miliardë lekë, në rritje me 85% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe kredia për individët ngelet në rritje, por me ritme të ngadalësuara ndjeshëm krahasuar me vitet e mëparshëm. Për 10-mujorin 2023, portofoli i disbursimeve të reja të individëve arriti në 74.7 miliardë lekë, në rritje me 4.9% krahasuar me një vit më parë. Në segmentin e individëve në muajt e fundit po vërehet një zhvendosje më e shpejtë e kreditimit drejt Lekut, edhe për shkak të normave më të ulëta të interesit, por gjithashtu një rritjes e peshës së kredisë konsumatore kundrejt asaj hipotekore.

Sidoqoftë, interpretimi i shifrave të kredisë së re duhet bërë me disa rezerva, sepse ajo përfshin edhe rifinancimet e kredive ekzistuese ose zhvendosjet e kredive nga një bankë në një tjetër.

Megjithatë, për tetorin edhe vlera e portofolit të kredisë e shprehur si tepricë shënoi një rritje të ndjeshme. Ajo arriti vlerën e 730.3 miliardë lekëve, në rritje me pothuajse pesë miliardë lekë krahasuar me muajin shtator.

Me bazë vjetore, rritja e kredisë ngelet e ulët, rreth 1.1%, por këtu duhet marrë në konsideratë efekti i fortë statistikor i kursit të këmbimit. Sidomos duke filluar nga tremujori i ditë i vitit, Leku është forcuar ndjeshëm në kursin e këmbimit me Euron, duke arritur momente të mbiçmimit vjetor deri në 14%. Në mungesë të efektit të kursit, rritja e kredisë do të ishte ende në nivele relativisht të larta.

Rritja vjetore e portofolit të kredisë vazhdon të mbështetet e gjitha në rritjen e segmentit të individëve, ndërsa kredia për ndërmarrjet private dhe publike paraqitet në vlera më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR

Burimi: Banka e Shqipërisë
Pas

BE cakton ambasadorin e saj të ri në Shqipëri

Para

Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë

Para
Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë

Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Veprimet diskriminuese të tifozëve kuqezi në ndeshjen kundër Serbisë, FSHF dënohet nga FIFA

Iu dha me qira apartamentin e tij 2 vietnamezeve për të ushtruar prostitucion, arrestohet 31-vjeçari i dënuar për tentativë vrasje!

“Pse më denoncove për hapësirat e zëna?”/ Rrihet brutalisht pronari i restorant “Tokyo”. Autori Ferhat Kaja i “Stockholm”

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet zyrtarisht akuza bashkë me Erion Veliajn

“Çdo paund duhet të shërbejë më shumë për taksapaguesit britanikë”/ Mbretëria e Bashkuar shpall kufizime në ndihmën për shtetet e tjera, goditet rëndë Afrika

Siguria kibernetike, TAP kërkon të mos certifikohet: Zbatojmë detyrimet e direktivës së BE

SHBA uli tarifat në 15%/ Kryeministri japonez Ishiba mirëpret njoftimin e marrëveshjes tregtare të Trump

Vetëm tre ditë nga përfundimi i afatit të vendosur nga Kushtetuesja, sot përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

EMRI/ Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet 38-vjeçari në Cërrik

Më shumë se 100 agjenci ndihmash ngrenë alarmin: Gaza nën uri masive! Shpërndahen vetëm 28 kamionë për 2 mln banorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.