Mediat maqedonasa raportojnë se një 35-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje nga një automjet tip “Polo” me targa të Tetovës në zonën e njohur me emrin Reçic.
Sipas informacioneve parprake, viktima e moshës rreth 35-vjeçare është nga Shqipëria ndërsa dëshmitarët tregojnë për TV Koha se ka ndërruar jetë në spital.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupit hetimor ku po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post