00:24 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Teuta Rugova do të votojë për kryeministër Haradinajn: E di si do vepronte babai im

15:08 | 21/07/2017
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Teuta Rugova do të votojë për kryeministër Haradinajn: E di si do vepronte babai im

Vajza e ish-presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, do të votojë për kryeministër Ramush Haradinajn. Pas takimit që ka patur me Haradinajn ditën e sotme.

Ajo ka thënë se po vepron ashtu siç do të vepronte dhe babai i saj, presidenti historic Ibrahim Rugova, i cili në 2004 kishte mbështetur Haradinajn për Kryeministër.

Rugova ka ftuar madje dhe LDK-në që të lërë anash inatet personale dhe të mendojnë për të mirën e Kosovës.

SHKRIMI I PLOTË:

Së pari dua t’ju falënderoj të gjithëve për besimin që më keni dhënë që t’ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Njëkohësisht uroj të gjithë kolegët që janë zgjedhur dhe ju siguroj se do të vazhdojmë të gjithë së bashku të punojmë me përgjegjësinë më të lartë për shtetin tonë. Më vije keq për koleget të cilët nuk janë zgjedhur, duke u ndëshkuar nga elektorati për arsye të respektimit të vendimeve të partisë, në votimet e ndryshme që kemi pas në Kuvend.

Unë e di se me qëndrimin tim në sallën e Kuvendit dhe me pjesëmarrjen time në votimin për president ne shkurtin e vitit te kaluar mund të ju kam zhgënjyer, mirëpo kjo ka qenë drejtpërdrejtë vazhdimësi e traditës së babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, që të respektojmë marrëveshjet dhe të bëjmë kompromise të mëdha.

Babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, gjithmonë ka punuar për një Kosovë të Pavarur, Demokratike e integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në lidhje dhe miqësi të përhershme me SHBA-të. Presidenti Rugova nuk e ka krijuar LDK-në për opozitë, sepse LDK është thelbi i shtetësisë së Kosovës dhe gjithmonë do të jetë.

Sot familja jonë priti në një vizitë miqësore z. Ramush Haradinaj në shtëpinë tonë. Ishte një takim shumë miqësor sepse z. Haradinaj është një mik i madh i familjes tonë që nga viti 2004 kur presidenti Rugova lidhi marrëveshje koalicioni me të dhe e zgjodhi Kryeminister, prandaj vizitat e tij gjithmonë janë shumë të mirëseardhura për ne. Unë jam deputete e zgjedhur e LDK-së dhe ashtu si kam vepruar e votuar në të kaluaren do të veproj edhe gjatë këtij mandati duke pasur interes primar gjithmonë ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës.

Nëse dikush dëshiron inate dhe bllokada, ja ku është Serbia, ja ku është Mitrovica, ja ku është inati me BE-në që po na mbanë të izoluar, ja ku janë shtetet që nuk na njohin dhe ja ku janë grupet politike që anatemojnë shtetin tonë! Unë e di se si do të kishte vepruar babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova! E dini edhe JU! Andaj veproni!

Demokracia zhvillohet kur të fuqizohet pavarësia e shtetit tonë, sakaq edhe trinomi i babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova: Liri, Pavarësi dhe Demokraci që nënkupton lirinë qe e fituam më 1999, pavarësinë e Kosovës të njohur më 17 shkurt 2008, por duhet të punojmë shumë që të bëhemi shtet anëtar i plotë i OKB-së dhe atëherë e kemi sigurinë tonë dhe mund të përqendrohemi në demokratizimin e vendit si pikë e tretë e trinomit të Presidentit Rugova. Demokracinë tonë në Kosovë që është ende e re, po e mbanë peng reforma shumë e nevojshme zgjedhore, që duhet të ndodhë sa më parë, me qëllim të tejkalimit të ngërçeve që po ndodhin secilën herë pas proceseve zgjedhore.

Unë kërkoj nga strukturat udhëheqëse të LDK-së, që në Qeverinë e gjerë dhe stabile që po kërkohet nga miqtë tanë të përhershëm, SHBA-të dhe BE-ja, në marrëveshjen e koalicionit, para ndarjes së përgjegjësive qeveritare të vendosen prioritetet për qytetarët e Kosovës, e që janë: formimi i ushtrisë, zgjidhja e problemit të demarkacionit që do të rezultonte me liberalizim vizash, reforma zgjedhore dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

Nuk është e drejta jonë të injorojmë votën e qytetarit, por nuk është as e drejta jonë të injorojmë bashkëpunimin e ngushtë të babait tim, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me Ramush Haradinajn. Unë ju siguroj se babai im, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, në situatën e sotme kurrsesi nuk do të kishte udhëhequr LDK-në në asi mënyre që të bllokoj proceset dhe të injoroj rekomandimet e miqve tanë të përhershëm, SHBA-ve dhe BE-së. TR 

(B.H/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Teuta Rugova
Pas

7 persona të mbytur brenda javës, Luan Rama: Kohë turizmi, bilanc lufte

Para

Tërmeti, mes të plagosurve dhe një shqiptar

Para
Pamjet e tmerrit, njerëz në panik duke vrapuar për t’i shpëtuar cunamit që goditi Truqinë dhe ishujt grekë (VIDEO)

Tërmeti, mes të plagosurve dhe një shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.