Teuta – Skënderbeu do të jetë sfida e parë e javës së 15-të të Superligës.
Korçarët luajnë në transfertë dhe synojnë ti rikthehen fitores pas disa barazimeve të regjistruara që e mbajnë në krye me Kukësin.
Nga ana tjetër edhe skuadra e drejtuar nga Magani është tejet e motivuar për të marrë një rezultat pozitiv në “Niko Dovana” ndaj kampionëve në fuqi.
Ndeshja do të luhet në orën 18:00 në stadiumin e Durrësit.
Formacionet zyrtare
Skënderbeu: Shehi, Jashanica, Orelesi, Idrizaj, Vangjeli, Mustafa, Lilaj, Nimaga, Gavazaj, Latifi, Salihi; Trajner: A.Agostineli.
Teuta: Moçka, Hodo, Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Tarik, Hila, Gripshi, Bangal, Ribaj, Magani; Trajner: G.Magani.