21:54 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Teza e Bashës për SHTYRJEN e zgjedhjeve, qëndrimet e palëve që nga nisja e protestës së opozitës

09:32 | 17/03/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Teza e Bashës për SHTYRJEN e zgjedhjeve, qëndrimet e palëve që nga nisja e protestës së opozitës

Që prej nisjes së protestës së opozitës kërkesa kryesore ishte standardi i zgjedhjeve që janë parashikuar të mbahen në 18 qershor. Mospërputhjet mes palëve përsa i përket ndryshimeve në kodin zgjedhor padyshim që janë të thella.

Në fillim opozita e kryesuar nga Partia Demokratike kidhte një kërkesë: votimi dhe numërimi elektronik. Nga ana tjetër mazhoranca e quante të papranueshme këtë kërkesë pasi sipas saj nuk kishte kohë të mjaftueshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve në qershor.

Ndërkohë që me kalimin e ditëve nuk ka pasur asnjë afri mes palëve, përveç një deklarate të kryministrit Rama në Kuvend kur tha se numërimi elektronik edhe mund të realizohet.

Ndërkohë që vetëm dje nga lideri demokrat Basha është artikuluar mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve. Ai tha se më shumë se kur do të mbahen zgjedhjet e rëndësishme është që ato të zhvillohen sipas standardeve.

 “Shurdhëria ndaj zërit të qytetarëve, asgjësimi i reformës zgjedhore dhe kultivimi i drogës rrezikojnë mbajtjen e zgjedhjeve me 18 qershor, edhe sikur sot të kishte një pakt mes palëve politike për një qeveri teknike.

Prandaj nuk është e pamendueshme që për hir të standardeve zgjedhore, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të shikohet edhe shtyrja e zgjedhjeve.

Por, për ne, nuk ka rëndësi se kur mbahen zgjedhjet, rëndësi ka si mbahen zgjedhjet. Zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me standardet Europiane, të lira dhe të ndershme”, deklaroi Basha.

Ndërkohë që kjo tezë vazhdimisht është kundërshtuar nga mazhoranca duke thënë se Kodi Zgjedhor i tanishëm e garanton cilësinë e zgjedhjes.

Nuk dihet se si do të pritet ky propozim i Bashës nga partitë në qeveri, po shtyrja e zgjedhjeve padyshim që do tiu jepte më shumë kohë partive që të afronin sadopak qëndrimet. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: edi ramalulzim bashashtyrja e zgjedhjeveteza e bashes
Pas

Era Istrefi merr dhuratën romantike, porsi Redrum” (FOTO)

Para

Breshëri plumbash makinës në ecje, shpallet në kërkim 22-vjeçari

Para
Krimi i rëndë në Ballsh, flet daja i ish-nuses së autorit: Hyri me maskë dhe pistoletë…

Breshëri plumbash makinës në ecje, shpallet në kërkim 22-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

Udhëzuesi i BE thirrje vendeve anëtare: Krijoni një plan mbijetese për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

“Hakmarrje”, Huthët marrin përgjegjësinë për fundosjen e anijes greke në Detin e Kuq

“Përpjekje të paligjshme dhe të turpshme”, SHBA sanksionon raportuesen e OKB-së për Palestinën

Lufta në Gaza, Trump pas takimit me Netanyahun: Mund të kemi një armëpushim këtë javë ose javën tjetër

Gjykata e Seulit urdhëron arrestimin e ish-Presidentit të Koresë së Jugut Yoon Suk Yeol për pesë akuza penale të rënda

Ukraina kërkoi sistemin Patriot, Trump: Është shumë e kushtueshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.