18:50 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Teza e Çilit për ”Kokën e Tahirit” dhe indoktrinimi i publikut nga Rama

14:41 | 20/02/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Teza e Çilit  për ”Kokën e Tahirit” dhe indoktrinimi i publikut nga Rama

Henri Çili, një nga sipërmarrësit shqiptar që e ka shprehur hapur se Edi Rama meriton një mandat të dytë, ka hedhur sot për publikun një zgjidhje lidhur me protestën 3-ditore të opozitës para zyrës së Kryeministrisë.

Çili, përveçse i favorizuar për reformën në arsim është një lloj ”maxhordomi” i propozimeve në publik të Edi Ramës.

E perifrazuar me pak fjalë, analiza e tij do të thotë se  Edi Rama është kryeministër legjitim, por mund të gjendet një zgjidhje: shkarkimi i ministrit Tahiri dhe zëvendësimi me një ministër teknik.

Flakë për flakë Lulzim Basha nga çadra e bardhë para zyrës së Edi Ramës, iu përgjigj Çilit (duke mos e përmendur me emër) dhe duke e thënë hapur se nuk pranojnë ”koka turku”. Madje Basha e komentoi indirekt si sinjal të qeverisë.

Nuk ka dyshim se teza e Çilit s’po bëhet tërësisht pa dijeninë e kryeministrit Rama.

Rama, nëpërmjet Çilit, po përgatit opinionin publik se nuk është ai problemi. Mund të jetë një nga ministrat e tij, Tahiri për shembull, i cili është sulmuar thuajse përditë për mbushjen e Shqipërisë me kanabis.

Bashkëkryetari i koalicionit qeveritar Ilir Meta do të dalë sot në një konferencë për shtyp, jo të posaçme, por me siguri që do t’i përgjigjet pyetjes që gazetarët kanë mbi kërkesat e Bashës për qeverinë teknike dhe shkarkimit të mundshëm të Tahirit.

A po përpiqet Edi Rama nëpërmjet Henri Çilit që të zerojë vlerësimin pozitiv që ka marrë protesta e demokratëve: me qytetarë modelë, që as nuk thyen sende dhe as nuk hodhën gurë?!

Apo po përgatitet për skenarin më të keq për të: në rast se do kemi përshkallëzim të protestës  të ”lëshojë” Tahirin?! /SHUPLAKA

 

Etiketa: ciliedi ramahenri cilisaimir tahiri
Pas

”Kërcen” nëna nga belaja! Jo më larg se disa kilometra nga Tirana, mjafton pak minuta shi dhe …!

Para

Rrëfehet djali i çiftit të njohur: Nuk e dija që prindërit janë të famshëm, e mësova në moshën 13-vjeçare

Para
Rrëfehet djali i çiftit të njohur: Nuk e dija që prindërit janë të famshëm, e mësova në moshën 13-vjeçare

Rrëfehet djali i çiftit të njohur: Nuk e dija që prindërit janë të famshëm, e mësova në moshën 13-vjeçare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

Anulohen të gjitha fluturimet nga Izraeli në Shqipëri, Tel Avivi sugjeron 5 masa emergjente

Precizion i lartë dhe sulm i sofistikuar! Komandantët iranianë u vranë teksa flinin në krevat, në dhomën e gjumit!

Shtyhet konferenca e OKB-së për Francën dhe Arabinë Saudite, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit

Izraeli nis një seri të re sulmesh mbi Iran: Po godasim lançuesit e raketave dhe infrastrukturën

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj deputetit të “Listës Serbe” për sulmet ndaj gazetarëve

Engjëll Musai: Kodi Zgjedhor i hartuar nga dy partitë e mëdha u mbyll rrugën të rinjve dhe elitës intelektuale

Sulmi ndaj Iranit, SHBA zhvendos anijet drejt Lindjes së Mesme

Digjet makina në Bulqizë, shpëton shoferi dhe pasagjerët

Anira Gjoni: Temperaturat e larta në Shqipëri brenda normales për muajin qershor. Priten reshje lokale javën që vjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.