Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve Rozana Vrapi, ka qenë ë ftuar në emisionin “Kjo javë” Javë’ me Nisida Tufën.
Në lidhje me procesin e provimeve të maturantëve si dhe rezultatet, ajo është shprehur se më mirë në provime kanë dalë kryesisht shkollat e qyteteve të mëdha, duke përmendur shkollën ‘Ismail Qemali’ në kryeqytet si dhe shkolla të tjera. Vrapi u shpreh se nxënësit e shkollave private kanë dalë më mirë në provime, por nxënësit e shkollave publike kanë rezultate të qëndrueshme.
“Ne bëjmë një analizë dhe i shohim në disa nivele. Shkollat private dalin më mirë se ato publike, por ne na rezulton se qëndrueshmëria më e lartë e ka publiku. Pra nxënësit e ruajnë notën që kanë për 3 vite”, u shpreh Vrapi.
Për sa i takon ;zërave se tezat e provimit kanë dalë para provimit, drejtoresha është shprehur se teza ka dalë rreth orës 12:00 ku maturantët e kishin përfunduar provimin.
“Agjencia jonë ka zhvilluar proces shumë strikt. Ne nuk i korrigjojmë testet në atë qytet ku zhvillohet provimi. Pyetja që ju shtroni është diçka tejet e konsumuar, por para orës 10:00 nuk ka pasur dalje të tezës. Pas orës 10 ajo shpërndahet nga të gjithë. Mesa kam dëgjuar unë teza ka dalë rreth orës 12:00 ku maturantët kanë përfunduar provimin” – tha ajo.
Ndërkohë Vrapi tregoi dhe për rastet kur maturantët janë penalizuar pasi janë kapur me celular dhe mjete të tjera që nuk lejoheshin gjatë provimit.
“Po kemi maturantë që janë penalizuar. Kemi shifra të konsiderueshme ku ata nuk janë toleruar dhe janë skualifikuar nga provimi duke marrë notën 4”, u shpreh Vrapi.
(S.SH/Shuplaka)