Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Ronaldos, shihet si perfekte nga media, por tezja e saj zbulon se jo gjithçka është ashtu siç duket.
Ajo e quan mbesën e saj faqezezë dhe e argumenton:
“Ajo duhet të kishte telefonuar xhaxhanë e saj kur e njoftuam se i kishin ngelur edhe disa ditë jetë, ose të kishte prerë një biletë që të paktën ta shihte para se të vdiste, meqë e konsideronte si baba…”
Sipas tezes së saj, modelja e re e lindur në Buenos Aires nuk i është përgjigjur në telefon familjarëve të saj, dhe nuk u shqetësua as kur i ati vdiq.
Familja është zemëruar se ajo ishte e paralajmëruar për vdekjen e tij.
Në një program televiziv, tezja e saj shpjegoi se mosmarrëveshjet filluan kur ajo u bë e dashura e Ronaldos:
“Ti je me një futbollist milioner. Le të shohim nëse do na dërgosh qoftë edhe 1000 euro.”
Kjo ka qenë fjalia që i ka ndarë tezen dhe mbesën, dhe që atëherë ajo nuk ka marrë më në telefon.
I ati i Georginas vdiq me 31 janar pas një sëmundjeje dy vite e gjysmë.
Kjo ishte edhe arsyeja që modelja fluturoi në Argjentinë, për të qënë pranë familjes në një moment të tillë.