Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha nuk e kalon procesin e Vettingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin Hoxha, pasi nuk justifikonte dot pasurinë.
Në deklarimin e tij pranë ILDKPI-s, Hoxha nuk rezultonte se kishte kryer deklarim të rremë, por nga hetimet e vetë KPK-së, rezultoi se gjyqtari kishte mospërputhje në deklarimin e burimit të të ardhurave të pasurisë.
Gjatë seancës dëgjimore para trupës gjykuese të KPK-së, avokati mbrojtës i Hoxhës, Julian Mërtiri tha se vlera prej 140 mijë euro për apartamentin e Hoxhës ishte plotësuar me para të mbledhura në një dasëm në vitin 2000.
“Pasuria e gjyqtarit Hoxha është vetëm apartamenti ku ai banon në Tiranë me familjen e tij. Mos u përqëndroni tek kasetat e dasmës, bëhet fjalë për një të dhënë të caktuar. Është një element në 2003 ku është pretenduar nga KPK për një shumë që nuk justifikohet dhe nga subjekti i rivlerësimit zoti Hoxha me të drejtë është kërkuar që të administrohet kaseta e dasmës së tij, ku në një dasmë tradicionale kjo shumë është fare normale lënë nga miqtë dhe të afërmit.
Shuma është e justifikueshmë, Hoxha nga 2011 është emëruar në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë qëllim është transferuar nga qyteti i Shkodrës ku ka pasur një tjetër banesë ku e ka shitur bashkë me orenditë përkatëse dhe kjo shumë i përket orendive.”-tha Mërtiri.
Apartamenti për të cilin gjyqtari Hoxha shkarkohet nga detyra është me vlerë rreth 140 mijë euro, rreth 112 metra katrorë.
(F.G/Faxweb.al)