Kryeministri Rama, si asnjëherë më parë, nuk ka qenë i përpiktë në mesazhet e tij shpresëdhënëse apo paralajmëruese në këto ditë të errëta që po kalon vendi për shkak të pandemisë COVID 19. Ndonëse kaloi më shumë se një 1 orë nga videomesazhi i paralajmëruar, kryeministri nuk po dukej në horizont, ndërsa ka lajmëruar pak minuta me pare të gjithë ata që po e prisnin me ankth daljen e tij se celulari iu fik për shkak të orëve të gjata në përdorim ose më saktë siç e ka quajtur ai vetë ‘punë skllavëruese’ 20 orë në ditë.