06:15 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tha se do mbronte Teatrin me gjakun e tij, Goci-Derhemit: Sqaro pozicionin, a je për ndërtimin e tre kullave në territorin e…

10:18 | 02/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tha se do mbronte Teatrin me gjakun e tij, Goci-Derhemit: Sqaro pozicionin, a je për ndërtimin e tre kullave në territorin e…

Pedagogu Ervin Goci i ftuar në Fax News ka komentuar vijimin e protestës kundër shembjes së teatrit Kombëtar.

Goci u shpreh se brenda godinës vijojnë normalisht shfaqjet, ndërsa për të hapur panik në afërsi të Teatrit Kombëtar është vendosur një zjarrfikëse.

Goci u shpreh se e gjithë ideja për të prishur godinën e Teatrit është dhënë nga ana e kompanisë Fusha, dhe më pas Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës janë detyruar që të pranojnë projektin.

“Shfaqjet në Teatrin Kombëtar vijojnë normalisht, ka nja dy ditë që kanë futur një zjarrfikëse në mënyrë që të përhapin terror psiqik. Një godinë që vazhdon aktivitetin e saj normal nuk mund që të jetë në gjendje rreziku, dhe nuk mund të kalohet ligji me procedurë të përshpejtuar.

Më gjeni një vend në rruzull, që kërkon që të shembë Teatrin Kombëtar, nëse kjo godinë do të ishte në emergjencë, atëherë do të niste rikonstruksioni. Gjithçka ka nisur me një propozim të kompanisë Fusha, vetë ministria nuk ka pasur asnjë raport, dhe Bashkia është detyruar që të pranojë më pas.

Ajo firmë nuk ka asnjë të drejtë që të propozoj Teatër të ri. Institucioni që është ministria duhet të hapte një konkurs, ç’punë ka kompania që ta bëjë këtë. Janë shumë të rëndësishme këto, pasi gjithçka nis me mbylljen e një pazari”, u shpreh Goci.

Lidhur me takimin e tre artistëve me Erion Veliajn, i pyetur nga gazetarja Armela Ferko, Goci tha se të paktën ata duhet të kishin një mendim të qëndrueshëm.

”Zoti Derhemi pak kohë më parë firmosi një peticion për shpalljen e Teatrit Kombëtar monument culture dhe më pas i ka dhënë ok-in Erion Veliajt. Po për çfarë ja ke dhënë? Ti nuk e dije fare se për çfarë do nënshkruaje, ti ke tre kulla që do të ndërtohen brenda Teatrit Kombëtar.

Unë kam sot një pyetje për zotin Altin Basha, për zotin Arben Derhemi dhe për zotin Alfred Trebicka, sot ju jeni për prishjen e Teatrit, dhe ngritjen e tre kullave në vendin e tij?! Nëse po, dakord, jeni të lirë që të keni mendimin tuaj. Nëse jo, atëherë pse nuk vini dhe të thoni të kundërtën.

Nuk mund të thuash njëherë një gjë dhe më pas një gjë tjetër. Ne kemi bërë ftesë të hapur për secilin që të bëjë sqarimin e vetë. Nëse ti thua që do ta mbrosh me gjak Teatrin dhe më pas bie dakord për një marrëveshje, që as nuk e di çfarë shkruhet, atëherë krijon një zhgënjim te njerëzit.

Kjo ka krijuar një zhgënjim, kauza është vjedhja e pronës publike, dhe shfarosja e një godinë që është fillimi i kulturës shqiptare. Është një çështje tmerrësisht delikate. A do pranoni ju që të injoroni  Këshillin Bashkiak, pasi ky është i vetmi institucion, që mund të vendosë për kalimin e pronës nga publikja te privatja”, u shpreh Goci.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Knut Fleckenstein flet nga Tirana për negociatat: Ku nuk duhet të ndalet puna

Para

Denoncimi/ U dhunua nga ish-bashkëshorti, reagon policia: 30-vjeçarja ka bërë kallëzim për fëmijët se u morën pa leje

Para
Denoncimi/ U dhunua nga ish-bashkëshorti, reagon policia: 30-vjeçarja ka bërë kallëzim për fëmijët se u morën pa leje

Denoncimi/ U dhunua nga ish-bashkëshorti, reagon policia: 30-vjeçarja ka bërë kallëzim për fëmijët se u morën pa leje

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.