Ambasadori amerikan Donald Lu ka reaguar në lidhje me “peshqit e mëdhenj”, për kapjen e tyre. Ai është shprehur se komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë.
Por sot është dita e fundit e muajit edhe asnjë rezultat nuk është dhënë nga ajo që Lu deklaroi pak muaj më parë.
REAGIMI I AMBASADËS:
“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”
Ambasadori Donald Lu
“To the Politicians, Police, and Prosecutors: You made promises to the Albanian people and to us. We invested the resources to help you fight organized crime and corruption. Where are your results? The Albanian people want an end to impunity. The international community wants concrete results before big decisions this spring. Tick-tock.”
Ambassador Donald Lu
(J.V/Faxweb)
Discussion about this post