Një nga personat e akuzuar për pengmarrjen e Jan Prengës, Ardian Doçaj është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër. Doçaj sapo ka hyrë në kufij ka kërkuar që të vetëdorëzohet, ndërkohë që është shoqëruar edhe me avokatin e tij mbrojtës.
Doçja ka deklaruar se ka 15 vite që jeton në Angli dhe pasurinë e tij e ka të ligjshme dhe nuk ka lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet.
Doçaj paralajmëroj dje se do të vinte në Shqipëri, pasi OFL në një aksion në Shkodër i sekuestroi pasuritë tij, dhe tha se nuk kishte lidhje me pengmarrjen e Jan Prengës dhe as nuk e dinte ku binte Shijaku.
Njësia Speciale anti-KÇK në një operacion në qytetin e Shkodrës ditën e djeshme ku sekuestroi pronat e Ardian Doçiajt.
“Shtetasit Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar: Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër; 3 automjete dhe 1 motor”, njoftoi OFL-ja.
Në një lidhje telefonike për mediat nga emigrimi ku siç tha jeton prej vitesh, Ardian Doçaj mohoi akuzat e Policisë se ka lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës.
Doçi u shpreh se prej 15 vitesh jeton në emigrim dhe mohoi të ketë njohje me viktimën Jak Prenga, pronarin e resortit Gloden Altin Hajri apo dhe personat e tjerë të arrestuar për ngjarje.
Telefonata e Ardian Doçit nga emigrimi pas shpalljes në kërkim:
Cili është problem juaj, përse na keni telefonuar?
Problem im është që unë e kam parë veten që më kanë shpallur një person me rrezikshmëri në shtetin shqiptar, ndërkohë që unë jam që nga data 2 nëntori jashtë territorit shqiptar. Kam pasaportën me vulat dhe i deklaroj që nesër që të arrijë që s’kam lidhje me atë punë dhe se di fare për çfarë arsye.
Po për çfarë ju akuzojnë, cila është akuza?
Akuza është që thojnë që unë jam një prej atyre pengmarrësve.
Të kujt?
Të Jan Prengës.
Ju e njihni këtë person?
Jo, nuk e njoh fare, nuk e di as se ekzistonte.
E kuptoj. Po personat që janë bërë publik në media se janë autorët e rrëmbimit dhe të vrasjes së tij i njihni? I keni takuar ndonjëherë?
Këta që janë të arrestuar asnjëherë s’i kam parë, s’di gjë fare hiç për ta. S’e di as kush janë ata.
Po Altin Hajrin?
As nuk e di se çfarë paraqitje ka fare.
Nuk e keni parë asnjëherë?
Unë s’kam qenë asnjëherë në jetën time atje ça quhet ajo …. në Shijak, nuk e di as nga i binte Shijaku.
Thatë që jetoni jashtë Shqipërisë…
Ka 15 vite që jetoj në kurbet.
15 vjet ?
Po.
Hera e fundit që keni ardhur në Shqipëri?
Hera e fundit ka qenë me 23 dhjetor të vitit 2018 dhe kam dalë nga Shqipëria në 2 nëntor të 2019 nga Maqedonia, Bullgaria. I kam të gjitha vulat në pasaportë që rezultojnë, në dogana nuk kalojnë false.
Keni ndërmend të vini në Shqipëri ta sqaroni këtë çështje ?
Po, po do vij nesër. Nesër unë zbres në orën 1 pasdite në Podgoricë.
Vijon…